Australi- Australia kërkoi nga Komisioni Europian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar dërgesën me dozat e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.
Australia nisi programin e imunizimit dy javë më parë, duke vaksinuar fillimisht stafin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar me vaksinën Pfizer, edhe pse dozat e kësaj të fundit janë të kufizuara në të gjithë botën.
Vendet e BE-së kanë nisur imunizimin në fund të dhjetorit, por po lëvizin me një ritëm më të ngadalshëm se shumë vende të tjera.