Shkodër- Ambasadorja Yuri Kim ndodhet këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku do të takohet me liderët politikë të PD dhe PS në këtë qark.
Pas përfundimit të takimit me drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Helidon Bushatin, Kim, pritet të takohet me kryesuesen e listës së PS, Edona Bilalin.
Kryefjala në këto takime do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se para disa javësh, Kim zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve të PD dhe PS në Elbasan, ku u diskutua pikërisht për zgjedhjet parlamentare të prillit.