Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kësaj radhe për t’u takuar me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Kjo është vizita e dytë brenda pak orësh, pasi edhe ditën e djeshme ishte prezente në Kryesinë e Kuvendit. Një ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve takoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e presidentit të ri të Republikës.
Edhe pse burimet bëjnë me dije se takimet e Kim lidhen me konsultimet paralamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë prej të pranishmëve, nuk e konfirmoi këtë temë diskutimi.