FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë shkuar paraditen e sotme në qytetin e Fushë- Krujës, ku ende vijojnë punimet për ngritjet e godinave.
Pas vizitës në Abu Dabi me Ahmetajn, kreu i qeverisë duket se i kanë pëlqyer punimet por ka pasur një porosi për punonjësit. Rama ka kërkuar që kapakët e kabinave të vogla elektrike të jenë me ngjyra dhe jo gri siç e parashikon projekti. Kjo pasi sipas tij, në zonë ka shumë dritë dhe duket mirë.
“Bëjini me disa ngjyra, jo shumë por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër. Shoh diell, pamje dhe duhet një…”, ishte porosia e kryeministrit Edi Rama.