Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërrin në selinë blu, një ditë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi vendimit amerikan për ta shpallur “Non Grata”.
Në selinë e PD, po vijnë deputetë të grupit parlamentar, ku pritet të bëhet mbledhja e parë vetëm pak orë para fillimit të legjislaturës së 10-të parlamentare.
Gjithashtu në selinë blu ka mbërritur edhe Agron Gjekmarkaj, kurse Flamur Noka ende jo pasi ditën e djeshme u shpreh kundër vendimit të marrë nga Lulzim Basha.
Kujtojmë që sot nis seanca e parë parlamentare për sesionin e ri në Kuvendin e Shqipërisë. Që prej shpalljes së këtij vendimi, pati një reagim nga mbështetësit e PD të cilët kanë paralajmëuar një protestë para selisë blu.