Protesta që studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore organizuan para ministrisë së Arsimit ka patur ndikimin e saj pasi ata janë lejuar të futen në auditor dhe nëse ishin të pavaksinuar. Ditën e sotme ishte paralajmëruar një protestë që do të niste në orën 10:00 tek sheshi Nënë Tereza dhe do të vijonte me marshimin drejt kryeministrisë, por plani ndryshoi kur një pjesë e studentëve, përkatësisht ata të Fakutletit të Shkencave Natyrore, u zhvendosën drejt ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.Edhe Rektorët e Korçës, Elbasanit dhe Durrësit kanë lejuar të futen në auditor edhe studentët e pavaksinuar.