Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot në zyrën e tij kryetarët e degëve të Tiranës. Bëhet e ditur se temë e këtij takimi do të jetë aksioni i opozitës pas protestës së 7 korrikut.
Në të njëjtën kohë mësohet se Berisha është duke diskutuar me stafin e tij të ngushtë idenë e një turi në të gjithë vendin. Një ditë më parë në studion e “Open” në News 24, Berisha foli për protesta në shtator.
“Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund të votojë më i lirë, nëse nuk ngrihet në protestë”, tha Berisha.