• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pas raportit të DASH/ Sekretari Blinken: Një zmbrapsje alarmuese e demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut

13/04/2022
in Botë
0
14 vite shtet, Blinken uron Kosovën: SHBA krah jush, pavarësia e sovraniteti, të pacenueshme

Pas publikimit të raportit të përvitshëm për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me tone të zymta. “Kthimi pas (për respektimin e të drejtave të njeriut) fatkeqësisht vazhdon”, tha Sekretari Blinken, duke përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Shohim se çfarë lë pas kjo valë – trupa, duar të lidhura, të braktisur nëpër rrugë; teatro, stacione treni, godina banesash të shndërruara në rrënoja me civilët brenda tyre”, tha kryediplomati amerikan, ndërsa Rusia vazhdon me mizoritë sistematike dhe në masë të gjerë në Ukrainë.

Për Rusinë, raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021 nënvizoi dhunën e ushtruar ndaj kritikëve të Kremlinit dhe burgosjen e tyre. Vetëm këtë javë, një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe një kritik i vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën, Vladimir Kara-Murza, u arrestua dhe u ndalua në Moskë. Të tjerë, përfshirë Alexei Navalnin, i cili u helmua dhe u burgos, renditen si shembuj të privimit arbitrar të jetës nga Rusia dhe hakmarrjeve të motivuara politikisht kundër individëve brenda dhe jashtë vendit.

“Qeveritë po burgosin më shumë kritikë. Sot, më shumë se një milion të burgosur politikë mbahen në mbi 65 vende”, tha Sekretari Blinken.

“I bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë abuzimin e ligjeve represive” për të vënë në objektiv qytetarët e saj, protestuesit jo të dhunshëm dhe paqësorë, si dhe individët që nuk po bëjnë asgjë më shumë se mbrojtjen e të drejtave të tyre universale, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë një konference për shtyp të martën. Edhe përpara se të fillonte sulmi i Rusisë, Departamenti i Shtetit tha se sulmi i Moskës në vitin 2014 dhe aneksimi i Gadishullit të Krimesë të Ukrainës ka patur një efekt të rëndësishëm negativ në situatën e të drejtave të njeriut.

“Qeveria ruse vazhdoi të armatoste, stërviste, drejtonte dhe luftonte përkrah forcave separatiste të udhëhequra nga Rusia në Ukrainën lindore. Autoritetet gjithashtu kryen arrestime, ndalime dhe gjykime të motivuara politikisht të qytetarëve ukrainas në Rusi, shumë prej të cilëve pretendojnë se janë torturuar”, thuhet në raport.

Për Kinën, Departamenti i Shtetit tha se “gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit” ndaj ujgurëve kryesisht myslimanë dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang kanë vazhduar, me “arrestime masive të më shumë se një milion ujgurëve” dhe grupeve të tjera të pakicës myslimane në kampe internimi jashtëgjyqësore dhe dy milionë të tjerë që i nënshtrohen “riedukimit” gjatë ditës.

Në janar 2021, Shtetet e Bashkuara i klasifikuan zyrtarisht politikat e Kinës ndaj ujgurëve si gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Zyrtarët e qeverisë kineze dhe të shërbimeve të sigurisë shpesh bënë shkelje të të drejtave të njeriut pa u ndëshkuar, thuhet në raport.

“Problemet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme të vrasjeve arbitrare ose të paligjshme nga qeveria; zhdukjet e detyruara nga qeveria; torturat nga qeveria; kushtet e ashpra dhe kërcënuese për jetën në burg dhe gjatë paraburgimit”, thotë Departamenti i Shtetit.

Për Iranin, raporti amerikan paraqet një pamje të rëndë, duke përmendur abuzime të rëndësishme të të drejtave të njeriut, përfshirë raporte të besueshme të ekzekutimeve për krime që nuk përmbushin standardin ligjor ndërkombëtar; vrasje arbitrare nga qeveria dhe agjentët e saj; zhdukjet me forcë që i atribuohen qeverisë dhe agjentëve të saj; tortura ose trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues nga qeveria dhe agjentët e saj; si dhe arrestimi apo ndalimi arbitrar.

“Ne vazhdojmë të gjejmë mënyra si në publik ashtu edhe në mënyra shumë të matura për të mbështetur njerëzit që po përpiqen të avancojnë situatën e të drejtave të njeriut në Iran”, tha Lisa Peterson, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares së shtetit për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe çështjet e punës. “Ne kemi vënë gjithashtu në veprim një sërë mekanizmash të sanksioneve”, shtoi ajo.

Raporti gjithashtu vuri në dukje veprimet e qeverisë egjiptiane kundër disidentëve politikë, korrupsionin e vazhdueshëm nga udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro dhe ndihmësit e tij kryesorë, dhe kufizimet e vendosura në fjalimin politik nga qeveritë si Kuba, Etiopia, Sudani dhe Bjellorusia. Për gati pesë dekada, Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut. Raporti i vitit 2021 mbulon 198 vende dhe territore anembanë globit./ VOA

Tags: raporti i dashraporti i dash per te drejtat e njeriutsekretari blinken
Previous Post

U masakrua nga vjehrri, familjarët përcjellin Merushen në banesën e fundit, fëmijët e përcjellin me buqeta

Next Post

Rritja e çmimit të energjisë/Balluku: Paguan më shumë ai që harxhon më tepër

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Rritja e çmimit të energjisë/Balluku: Paguan më shumë ai që harxhon më tepër

Rritja e çmimit të energjisë/Balluku: Paguan më shumë ai që harxhon më tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.