Tiranë- Për herë të parë kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati, Lulzim Basha ‘qëndruan’ përballë njeri-tjetrit në ‘prime-time’, të ftuar në dy emisione të ndryshme.
Në këtë përballje, ndjekshmërinë më të lartë e mori Basha , i cili me gishtat lart falenderoi ndjekësit duke premtuar një të ardhme të mirë.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme pas intervistës time sonte me @BlendiFevziu në OPINION. Së bashku ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!”- shkruan Basha.