IZRAEL- Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka rezultuar pozitiv me Covid-19, tha zyra e tij të hënën, pasi u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.
Në një deklaratë nga zyra e tij, thuhet se Bennett i cili u takua me Blinken në Jerusalem të dielën në samitin historik të diplomatëve izraelitë dhe arabë, është infektuar me Covid-19, por gjendja e tij shëndetësore është mirë. Në deklaratë gjithashtu u tha se kryeministri do të vazhdojë të punojë nga shtëpia për disa ditë deri sa të shërohet nga koronavirusi.
Sipas France24, në fotot e publikuara nga mediat izraelite pas vizitës së tij në Hadera, gjatë së cilës ai u informua edhe nga policia për sulmin terrorist, tregonin Bennett kishte vendosur një maskë në fytyrën.
Ndërsa kur ai u taku gjatë konferencës së përbashkët me Blinken të dielën ai nuk mbante maskë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët europianë shprehin zhgënjimin nga vendet e Lindjes së Mesme në përgjithësi pasi ata nuk kanë treguar mbështetje Ukrainën. Pas takimit me Bennett, Blinken udhëtoi në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli për bisedime me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas.