Suedi- Autoritetet shëndetësore suedeze rekomanduan sot një kufizim të numrit të klientëve në qendra tregtare dhe dyqane për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe mes frikës nga një valë e tretë e infeksioneve.
“Një rritje e rasteve të reja, si në Suedi, ashtu edhe në pjesë të tjera të botës, janë shqetësuese dhe mund të sugjerojnë një valë të tretë të infeksioneve në pandemi”, paralajmëruan ata.
“Agjencia e Shëndetit Publik sugjeron një numër maksimal prej 500 personash në qendrat tregtare dhe dyqanet”, tha epidemiologu Anders Tegnell.
Suedia ka parë një rritje të rasteve të reja për të tretën javë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar mbi 669 000 raste dhe 12 882 vdekje të lidhura me COVID-19