Tiranë- Luan Daci ka folur pas vendimit të GJKKO-së, për dënimin e tij me 6 muaj, pasi akuzohet për deklarim të rremë të konvertuar në 12 muaj pezullim nga puna.
Daci ka theksuar se s’ka falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën e tij, ndërkohë që GJKKO e dënoi për shkak se nuk ka deklaruar se u shkarkua në vitin 1997. Nga ana tjetër ai ka theksuar atë që paralajmëroi dhe avokati i tij, që ccështja dhe përballja me drejtësinë vijon tashmë në Apelin e GJKKO.
‘’S’kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli, Apeli e ka gjykuar.’’- tha Daci.