Çështja e ndarjes së plazheve për shfrytëzim gjatë sezonit turistik është një ndër problematikat kryesore të këtij fillimsezoni, që kulmoi me një konflikt të armatosur në zonën e Velipojës dhe rezultoi me 4 viktima. Ditën e mërkurë, policia ka zbarkuar në plazhet kryesore në Durrës, Zvërnec dhe Velipojë për të verifikuar dokumentacionin e personave që shfrytëzojnë plazhet.
Dokumentacioni po verifikohet një më një dhe për personat që operojnë pa leje do të ketë sanksione dhe bllokim të shezlongëve.