Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar demokratët “horra” pasi mbronin Lulzim Bashën kur u ngritën akuzat se kishte marrë para nga Rusia. Teksa fliste për financimin rus me 500 mijë dollarë për PD në 2017, Rama u shpreh i bindur për raportin e SHBA duke thënë se janë fakte që gjenden në raportin e shërbimit sekret.
“Këtë nuk e thotë më një media, por e thotë një raport i shërbimeve amerikane. E para SHBA nuk funksion kështu ku kërkon informacione të japin informacion kur ai është i klasifikuar. Por ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse është financim rus. Përjashtim karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për atë e kam fjalën. Përjashto ata dhe nuk ka asnjë terren në Shqipëri Rusia”,-tha Rama.