Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisionit të ri hetimor, këtë herë për pastrimin e parave.
Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili thotë se ngritja e një Komisioni Hetimor, për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Megjithëse nuk përmend emra, Gazment Badhi thotë se ‘rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës.’
‘Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!’- shkruan Bardhi.