Partia Demokratike po mban sot Kuvendin Kombëtar. Punimet kanë nisur sot në orën 10:00, ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve janë mbledhur deputetë e ajo që vihet re është edhe rikthimi i një sërë emrash që kanë qenë pjesë e selisë blu prej vitesh, por me vendosjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, një pjesë u përjashtuan e një pjesë tjetër u largua. Jozefina Topalli, Arben Imami, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari janë vetëm disa prej tyre që kanë folur për mediat dhe këtë Kuvend e kanë konsideruar një rikthim në shtëpinë e tyre. Hajdari është shprehur se do të takojë të 1800 delegatët që do të mblidhen sot në PD dhe se uron që ta votojnë pasi është në listë si kandidate për Këshillin Kombëtar.
Topalli nga ana tjetër tha se asaj nuk i është dashur një karrige për të bërë beteja për PD. Voltana Ademi kërkoi që të përfshihen shumë emra që sot nuk janë pjesë e Kuvendit, pasi nuk janë dakort me kthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Të njëjtën gjë ka thënë edhe deputeti Belind Këlliçi. Ky i fundit madje i bëri thirrje Gazment Bardhit që t’i bashkohej Kuvendit të sotëm, duke shtuar se dorën e tyre do ta ketë gjithmonë të shtrirë për bashkëpunim.
Sipas Axhendës, sot ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerat Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish-themeluesë të PD e të rinj, ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor. Në bazë të ndryshimeve statutore që do të miratohen deputetët dhe krerët e degëve do të jetë pjesë e Këshillit Kombetar, ndërsa 1800 delegatët do të votojnë për 150 emrat e anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ri Kombëtar. Këtyre të fundit do t’u propozohet 22 maji si datë për zgjedhjen e kreut të ri të PD.
Dosja.al ka zbardhur edhe listën e plotë me emrat që do të kandidojnë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Mes tyre ka juristë, këngëtarë, mjekë e jo vetëm. mjekun Ilir Alimehmeti, avokatja Adriana Kalaja, moderatorja Fjoralba Dizdari. Në lista ka edhe rikthime. Bëhet fjalë për ish-ministrin e dënuar, Spiro Ksera, ndërsa në sy bie dhe Rajmonda Bulku, Genc Pollo, Arben Imami, Rudina Hajdari e Suzana Guxholli.