Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, mbylli ditën e djeshme procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal. Përmes një deklarate zyrtare për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar proceduren e vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD. Ai ka publikuar zyrtarisht emrat e 27 kandidatëve për deputetë, të cilët anë vlerësuar nga organet brenda partisë dhe do të jenë pjesë e listave të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Po ashtu në të njëjtën deklaratë sqarohet se ka ende 13 emra kandidatësh që janë ende në pritje për t’u bërë pjesë e listës por që ende nuk janë aprovuar. Bardhi përjashton edhe skualifikimin e tyre duke shtuar se vendimi final do të merret nga Kryesia e PD.
Që nga fillimi i procesit, nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të demokratëve në zgjedhje. Pas përfundimit të procesit, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
1. AGRON SHEHAJ
2. ALBANA VOKSHI
3. ALDO BUMÇI
4. ALFRED RUSHAJ
5. ARBEN RISTANI
6. BARDH SPAHIA
7. BELIND KËLLIÇI
8. ÇLIRIM GJATA
9. DHURATA ÇUPI
10. ENKELEJD ALIBEAJ
11. ENNO BOZDO
12. ERVIN MINAROLLI
13. FATBARDH KADILLI
14. FLAMUR NOKA
15. FLORJON MIMA
16. GENC POLLO
17. GENT STRAZIMIRI
18. GRIDA DUMA
19. ISUF ÇELA
20. INA ZHUPA
21. IVI KASO
22. JORIDA TABAKU
23. KRESHNIK ÇOLLAKU
24. LUÇIANO BOÇI
25. OERD BYLYKBASHI
26. ORJOLA PAMPURI
27. TOMORR ALIZOTI
Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
1. ANDON FRROKAJ
2. ARBEN KASHAHU
3. ENDRI HASA
4. ERVIN SALIANJI
5. FATBARDHA KADIU
6. IZMIRA ULQINAKU
7. LINDITA METALIAJ
8. LORENC LUKA
9. LUAN BACI
10. NADIRE MEÇORAPAJ
11. ROMEO GURAKUQI
12. TRITAN SHEHU
13. XHEMAL GJUNKSHI
Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, nisi që më datën 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Lidhur me procesin deri më tani nga ana e Partisë Demokratike ka reaguar vetëm ish-deputeti i qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, i cili duke iu referuar lajmeve për skualifikimin e tij nga lista nëpër media, shkruante se nuk kishte dëshirë që ta komentonte mendimin e Komisionit për të.