Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të “dobësuar” deri në atë pikë sa nuk mund të nisë luftëra të reja. Kështu deklaroi kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, duke folur pranë kufirit ukrainas, pas kthimit të tij nga vizita në Kiev me sekretarin e shtetit Antony Blinken. “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar në një shkallë të tillë që të mos mund të bëjë më gjëra si pushtimi i Ukrainës”, tha Austin.