Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet. Një 12 vjeçare ka rënë në humnerë në vendin e quajtur Lip, ku ishte me prindërit dhe të afërmit për pelegrinazh me rastin e ditës së ‘Shën Elenës’. Pas disa orësh kërkimi e mitura është gjetur e gjallë dhe është nxjerrë nga humnera. 12 vjeçarja e bija e një arsimtari ka rrëshqitur si pasojë e një pakujdesie që ka shkaktuar të humbasë ekuilibrin.
Gjendja e saj shëndetësore ende nuk dihet por ka pësuar dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Duke qenë se e mitura ka dhënë shenja jete tashmë është dërguar në spital