TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar ditën e sotme me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën Hans Kluge.
Manastirliu ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga takimi i tyre ku shkruan se së bashku janë bërë për të forcuar bashkëpunimin me OBSH-në për përballimin e pandemisë COVID.
‘Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet Shqipërinë. Shumë e kënaqur të mirëpres Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, për të forcuat bashkëpunimin me OBSH për përballimin e pandemisë COVID-19.’- shkruan Manastirliu në Facebook.