Një 10-vjeçare nga Kuçova është përdhunuar nga një 57-vjeçar i identifikuar si Ajet Dume. Nëna e 10-vjeçares ka deklaruar diçka që ka rënduar së tepërmi situatën në të cilën ndodhet. Sipas saj, Ajet Dume ka abuzuar seksualisht për 10 vite edhe me nënën e 10-vjeçares.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk e ka denoncuar dot 57-vjeçarin pasi ai mbante gjithmonë në dorë armë, duke e kërcënuar. Nëna i ka dhembur abuzimi që ai ka bërë me vajzën e saj të mitur 10-vjeçare, ndaj dhe ka vendosur ta denoncojë.