VLORË– Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët ditën e sotme në afërsi të fshatit Radhimë në Vlorë. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI:
Më datë 22.03.2022, në afërsi të fshatit Radhimë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur barëra, shkurre dhe disa rrënjë ullinj.Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.