TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në madhe duke shkrumbuar çdo gjë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, po pritet që të kryhet ekspertiza për të dalë në një përfundim të qartë.