Ka përfunduar seanca për tre kontrollorët e AlbControl, Flora Ndrecaj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën dhe “arrest në burg” për Armando Fezga e Muhin Mezini.
Ndërkohë avokati Rezart Kthupi në një komunikim për mediat ironizoi vendimin e drejtësisë duke thekuar: “Arritëm të provojmë që sistemi i drejtësisë është i drejtë , është një ditë e mrekullueshme”.