• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përballet në Gjykatën Evropiane

15/01/2021
in Botë
0
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përballet në Gjykatën Evropiane

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) me qendër në Strasburg, Francë, tani po bën atë që drejtësia gjermane e refuzoi në vitin 2016: Po shqyrton një aneksë të organizatës “Reporterë pa Kufi” (RoG) mbi përgjimet masive të paarsyetuara të komunikimeve elektronike nga ana e Shërbimit të fshehtë gjerman, BND.

Gjykata Federale Administrative në Leipzig e refuzoi ankesën e atëhershme të shoqatës së njohur, pasi sipas saj, Reporterët pa Kufi nuk kishin prova se ishin të prekur nga përgjimet. Kryetari i kësaj organizate, Christian Mihr, është optimist se ankesa e kësaj radhe në Strasburg nuk do të ketë të njëjtin fat. Kjo ka të bëjë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në maj 2020, i cili thotë se praktika e shërbimit e fshetë nuk përputhet me të drejtën e njeriut për privatësi dhe lirinë e shtypit.

Qeveria gjermane e rezervuar

Tani e ka radhën pala zyrtare, pra, qeveria gjermane që të shprehet rreth kësaj ankese. Deri në mars, ajo mund të kërkojë që palët të bien dakord pa gjyq. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, i pyetur nga DW, tha se qeveria po e shqyrton rastin, dhe nuk donte të jepte hollësi të mëtejshme.

Në qendër të ankesës 20-faqëshe është neni 10 i Ligjit Themeltar të Gjermanisë, ku garantohet e drejta e fshehtësisë së letrave, postës dhe komunikimit me telefon. Ajo preket vetëm në raste shumë të rënda, për mbrojtjen nga terrorizmi ose nga sulmet kibernetike ose në luftën kundër krimit të organizuar.

Përgjim pa shkak

Në ankesën e saj RoG akuzon shërbimin e fshehtë gjerman se faktikisht bën përgjime masive dhe pa shkak, duke përgjuar nyjet e komunikimit në internetit. Sipas RoG, BND kontrollon kështu me qindra milionë emaila, që përmbajnë fjalë kyçe të dyshimta. BND thotë se nuk e kontrollon komunikimin elektronik që ndodh brenda Gjermanisë, sepse për këtë nuk ka kompetenca. Por deri tani shërbimi i fshehtë gjerman nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të logjikshëm se si arrin ta ndajë komunikimin e brendshëm nga ai i jashtëm. Një shembull banal është ai i adresave ndërkombëtare që përfundojnë me .com , me të cilat janë regjistruar edhe shumë gazetarë vendas, ndër to edhe Deutsche Welle. 

RoG ankohet se të prekurit nuk e mësojnë kurrë që kanë rënë kështu në rrjetin përgjues të BND. Publiku informohet për akritivitet e BND vetëm nga raportet vjetore parlamentare të Komisionit kontrollues të shërbimit të fshehtë në Bundestag, dhe vetëm atëherë kur këto të dhëna që grumbullon shërbimi i fshehtë fshihen.

Një dokument me rëndësi historike për të drejtat e njeriut është raporti vjetor i Komisionit Parlamentar Kontrollues të Shërbimit të Fshehtë i vitit 2013. Aty del në pah se shërbimi i fshehtë gjerman ka kontrolluar me qindra milionë emaila që përmbanin së paku njërën nga 12 523 fjalët kyçe të kategorizuara si të dyshimta. 15 401 emaila ranë në rrjetin e përgjemit, dhe vetëm 118 përmbanin informacione relevante për shërbimin e fshehtë.

RoG tani dëshiron të dijë se sa herë është përgjuar vetë. Nëse RoG fiton në Strasburg, atëherë BND do të duhet t’i informojë njerëzit që janë përgjuar pa shkak. Të prekurit do të kishin mundësinë kështu të ankoheshin zyrtarisht për spiunimin që iu është bërë. Sipas RoG ky do të ishte një mesazh me efekt përtej kufijve të Gjermanisë. Por sido që të përfundojë procesi në Strasburg, sipas Andre Hahn, kjo ankesë drejt Strasburgut është një gur kilometrazhi në historinë e të drejtave qytetare./DW

Tags: bndGjermanipergjime
Previous Post

Ja sa ka arritur numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë!

Next Post

‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit

‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.