Opozita po i bën jehonë përgjimeve që kanë dalë në mediat italiane për aktivitetin mafioz të organizatës “Ndragheta”, ku përmenden edhe shqiptarë pranë kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët ndërmjetësojnë për leje ndërtimi dhe aktivitete të tjera kriminale të pastrimit të parave. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se kjo është qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë