Është përhapur me përmasa të frikshme zjarri mbrëmjen e sotme mbi tunelin e Kalimashit në Kukës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al situata është kritike pasi zjarri është afruar pranë Rrugës së Kombit.
Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll.
Sakaq, mbrëmjen e sotme janë nisur drejt Shqipërisë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.