Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Marku Marku ka folur mbi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar liderin historik Sali Berisha nga partia.
Marku teksa e cilësoi vendimin të vonuar, theksoi se do të duhet të ishte vetë zoti Berisha, ai i cili do të duhej të ishte shkëputur me kohë nga skena politike.
Por, duke qenë se ai nuk e bëri, Marku shprehet se Bashës i lindte detyra si lider i PD-së që të krijonte një model të tijin politik, pasi lidershipi i Berishës nuk mund të klonohej.
“Nuk është puna të më dëgjojnë. Problemi është se nuk ekziston koncepti si dëgjim në partitë politike shqiptare.
Unë jam shprehur në të gjitha rastet dhe nuk refuzoj të prononcohem as në lidhje me Berishën. Mund të thosha se unë jam jashtë strukturave dhe të mos flisja fare, por unë reagoj pasi unë i përkas bindjeve të djathta dhe se Partia Demokratike është forca më e madhe politike e opozitarizmit dhe është e të gjithëve.
Basha duhet ta kishte marrë këtë vendim më përpara. Është i vonuar. Duhet të them gjithashtu se shumë më përpara vetë zoti Berisha duhet të ishte larguar me dëshirën e tij nga jeta politike.
Në momentin që ai nuk u largua, zoti Basha duhet të kishte folur, se prania e e zotit Berishës, dhe jo për faj të Berishës, por për faj të Bashës që nuk ka krijuar një profil tjetër, pasi profili e Berishës e ka të pamundur ta klonojë. ideja që është se Berisha ashtu e ka pasur të arsyeshme, është një njeri me go pushteti. Partia Demokratike është krijimi i tij dhe mund ta shikoj si ouna e fëmijës.
Nga përkujdesja e tepërt ne mund ta dëmtosh në mënyrë të pariparueshme . Vjen një moment që kur fëmija piqet ti smund ta duash më shumë se sa mund ta donte ai veten. Sepse ti do që fëmija të realizojë gjëra që ti do doje të realizoja dhe fëmija bëhet në këtë mënyrë instrument i ambicieve të tua”, tha Marku.