Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës la shumë pasoja në çdo fushë të sportit e veçanërisht në atë të futbollit.
Pak ditë më parë, FIFA dhe UEFA morën vendim unanim për përjashtimin e çdo skuadre ruse nga çdo kompeticion. Reagim të menjëhershëm pati nga Federata Ruse, e cila vendosi ta dërgojë këtë çështje në CAS. Por, sërish nuk mori dritë jeshile, pasi edhe CAS ka lënë në fuqi vendimin e parë për përjashtimin e klubeve ruse në çdo aktivitet sportiv.
Lajmin e konfirmoi vetë Presidenti i CAS, i cili me anë të një postimi bëri të ditur se kërkesa e rusëve është hedhur poshtë, për këtë arsye qëndrimi do të mbetet i njëjtë nëse situata mes dy vendeve në luftë nuk normalizohet.