Moti i keq, i cili ka përfshirë vendin tonë ka ndikuar dhe në lundrimet e anijeve dhe trageteve nga bregdetet shqiptare.
Bëhet me dije se ditë e sotme do të pezullohen lundrimet e anijeve të vogla të peshkimit por dhe të trageteve nga Porti i Durrësit dhe nga Porti i Vlorës. Tragetet që ishin të planifikuara të lundronin drejt Barit dhe Ankorës nga Durrësi ditën e sotme janë pezulluar. Mjetet lundruese në Portin e Vlorës nuk do të lejohen të lundrojnë deri ditën e nesërme pra do të vazhdojnë normalisht më datë 22 janar 2023.
Njoftimi Durrës
APD/ Njoftim mbi situatën e motit dhe impaktin në veprimtarinë e Portit të Durrësit
Dt. 20.01.2022
Referuar parashikimeve për kushtet e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, kanë bërë te ditur se, :
– Dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë atë.
– Edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjën nisje mbrëmjen e sotme.
– Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme
– Anulohet po ashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme (dt. 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit
Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Porti të Durrësit, parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.
Jemi duke monitoruar me përparësi situatën e krijuar për të garantuar mbarëvajtjen dhe përballimin me sukses të situatës.
Njoftimi Vlorë
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023 duke filluar nga ora 18:00 datë 20 Janar 2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft 10-15m/s, 1.50-2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 20-21-22-23 JANAR 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk do të operojnë datë 21.01.2023, por do të vazhdojnë të operojnë normalisht në datën 22.01.2023.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Janar 2023 ora 22:00.