Pezullohen lundrimet për anijet dhe mjetet e vogla lundruese në Vlorë, ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.
Pritet që përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të jetë në datën 08.02.2021 ora 16:00 dhe ne vazhdim.
Sakaq në 48 orët e ardhshme sipas parashikimeve të kushteve hidrometeorologjike, pritet që në Portin e Vlorës dhe jashtë saj era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 4-5bft 7-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft 10-15m/s jashtë.