Në burgun e Drenovës në Korçë është përkeqësuar situata për shkak të infektimeve me Covid-19.
Ka shkuar në 3 numri i të burgosurve të infektuar, që janë transportuar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.
Burimet bëjnë me dije se rasti i fundit ishte të dielën me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt kryeqytetit.
Të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin. Mësohet se vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të tjerë të prekur me Covid-19.