116 të burgosur në Ekuador kanë humbur jetë dhe 80 të tjerë u plagosën pas përplasjeve me grupet e bandave rivale.
Presidenti i Ekuadorit në kuadër të kësaj situate ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë burgjet në vendin e Andeve provincë në jug-perëndin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se burgjet e Ekuadorit janë shndërruar në një teatër të përplasjeve të përsëritura mes bandave rivale që konkurrojnë për kontrollin e trafikut të drogës për muaj të tërë.
Ndërkohë përplasjet më të përgjakshme janë shënuar në një burg të madh në Waya, kryeqyteti i provincës Guayaquil, një port dhe udhëkryq tregtar i Ekuadorit jugperëndimor.
Ndërkaq në një raport i mëparshëm i lëshuar nga shefi i policisë Guayaquil, gjeneral Fausto Buenano, i cili është përgjegjës për të rimarrë kontrollin e objektit, bëri me dije se mes viktimave ishin dhe gjashtë persona që u ishte prerë koka.