Lezhë- Përmbytjet në vend vijojnë, gjatë mbrëmjes së kaluar shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në Qarkun e Lezhës.
Aktualisht janë rreth 600 hektarë tokë nën ujë, ndërsa në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, që është rikthyer në mëngjesin e sotëm.
Lumi Drin dhe Lumi Gjadër janë rritur në kuotat maksimale, ku ka pasur madje edhe dalje nga shtrati.