Pas reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjeve në vend, bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Sipas njoftimit të Bashkisë, situata është përkeqësuar duke rrezikuar shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.Prej disa ditësh kjo bashki ka raportuar se gjendet përballë një situate tepër të vështirë. Ditën e djeshme, u njoftua se sipërfaqja e tokave të përmbytura ka arritur në 2315 hektarë. Kjo është dita e 20-të në të cilën Shkodra përballet me përmbytje.