“Kemi marrë lekë borxh nëpër njerëzit tanë për të rregulluar shtëpi se ku do të flije në ujë. Ka ardhur kryetari i Bashkisë dhe ka ikur fluturimthi asnjë nuk është lajmëruar, ne na ka ardhur na ka mbytur si miu. Filmoje dhe zotërinë atje a bëhemi më ne në këto kohë kovidi”.- u shpreh banorja.
“Në 2015 u përmbytëm deri këtu siç e sheh nuk mora shpërblim asnjë qind lekësh. Dy batanije na kanë sjellë dhe dy oriz e makarona. Jam vetë e 6 në shtëpi jam pa punë tani edhe pa shtëpi. Nuk kam asnjë gjë në shtëpi të gjitha janë shkatërruar”- tha një tjetër banore.
“Është hera e tretë që përmbytemi ne. Herën e parë na përmbytën na doli çdo gjë zero më zero tek shtëpia, nuk na dhanë 5 lekë, është hera e tretë kjo hajde shikojeni shiko si po na mbyt shteti mos të thonë që është punë parite por këtë po na i bën shteti hapin digat po na mbysin. Asnjeri nuk ka ardhur shikoje si jam. Ka hyrë brenda në shtëpi çdo gjë e ka bërë zero. Ne jetojmë me lopë shesim qumësht tani të na nxjerri qeveria prap zero, me zor i vumë njëherë i bëmë me borxhe me sikle, kush mi jep mua ato lekë”-u shpreh banori.