Tiranë-
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri sot kryeministri Edi Rama teksa bëri një përmbledhje të situatës pas përmbytjeve.
Në një reagim në “Facebook”, Kryemadhi tha se një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët i kërkojnë llogari.
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”, tha Kryemadhi.