Populli i Koresë së Veriut është përballur me përmbytje katastrofike që kanë shkatërruar fshatrat, tokat bujqësore dhe rajonet rurale më të varfra të vendit.
Kryeministri i Koresë së Veriut vizitoi vendet e prekura nga përmbytjet tragjike. Raportet e medias shtetërore treguan që të paktën 5,000 njerëz ishin evakuuar, por është e mundur që numri i njerëzve të evakuuar të jetë akoma më i madh.
Situata në vend bëhet akoma më tragjike për shkak të furnizimeve të dobëta të ushqimeve të Koresë së Veriut e cila është përkeqsuar për shkak përmbytjete të shumta që kanë bllokuar rrugët e vendit dhe kanë shkatërruar tokat e pakta bujqësore në vend. Për më tepër infrastruktura e dobët e vendit dhe varfëria e përhapur kanë rënduar vuajtjen e popullit të Koresë së Veriut, i cili nuk ishte gati që të përballej me përmbytjet katastrofike.