• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Përpjekje për të zëvendësuar gazin natyror rus, Evropa i drejtohet Afrikës

15/10/2022
in Botë
0
Përpjekje për të zëvendësuar gazin natyror rus, Evropa i drejtohet Afrikës

Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyror ndërsa përpiqen të zëvendësojnë sasinë e importuara nga Rusia.

Ndërsa rezervat e gazit natyror të Afrikës janë të mëdha dhe vendet e Afrikës së Veriut si Algjeria kanë tubacione të lidhura me Evropën, mungesa e infrastrukturës dhe sfidat e sigurisë kanë penguar prej kohësh prodhuesit në pjesë të tjera të kontinentit të rrisin eksportet.

Nigeria ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në kontinent, por mbulon vetëm 14% të importeve të gazit natyror të lëngshëm të Bashkimit Evropian, sasi që eksportohet me anije. Algjeria dhe Egjipti përbënin 60% të prodhimit të gazit natyror të Afrikës në vitin 2020 dhe nuk eksportojnë mjaftueshëm për të zëvendësuar furnizimet ruse të karburantit që nevojitet për fabrikat, e ngrohje.

Një projekt i ri i gazit natyror të lëngshëm në brigjet perëndimore të Afrikës mund të jetë vetëm 80% i përfunduar, por tashmë e ardhmja e një furnizuesi të ri energjie ka nxitur vizita nga udhëheqësit e Polonisë dhe Gjermanisë.Fusha pranë brigjeve të Senegalit dhe Mauritanisë besohet se përmban gaz pesë herë më shumë sesa ajo që përdori Gjermania gjatë gjithë vitit 2019. Gjermania është një vend që varet shumë nga gazi. Por, prodhimi nuk pritet të fillojë deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Gordon Birrell, një nga udhëheqësit e projektit, ku është përfshirë edhe “British Petroleum”, thotë se kjo po bëhet në kohën e duhur, pasi Evropa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.

“Ngjarjet aktuale botërore po dëshmojnë rolin jetik që (gazi i lëngshëm) mund të luajë në mbështetjen e sigurisë energjetike të vendeve e rajoneve të ndryshme”, tha ai në një takim mbi industrinë e energjisë në Afrikën Perëndimore muajin e kaluar.

Vende të tjera si Mozambiku kanë zbuluar rezerva të mëdha gazi, por projektet po vonohen si pasojë e dhunës nga militantët islamikë. Evropa po përpiqet të sigurojë burime alternative pasi Moska ka zvogëluar dërgesat e gazit natyror në vendet e BE-së, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe frikën se një krizë mund të jetë e pashmangshme.

Udhëheqësit evropianë janë dyndur në vende si Norvegjia, Katari, Azerbajxhani dhe veçanërisht në Afrikën e Veriut, ku Algjeria ka tashmë një tubacion që shkon në Itali dhe një tjetër në Spanjë.Italia nënshkroi marrëveshje për gazin në vlerë prej 4 miliardë dollarësh me Algjerinë në korrik, një muaj pasi Egjipti arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Izraelin, për të rritur shitjet e gazit të lëngshëm. Angola gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje gazi me Italinë.

Udhëheqësit afrikanë si presidenti senegalez Macky Sall duan që vendet e tyre të fitojnë para në këto projekte, ndonëse ata nuk duan t’i eksportojnë gjithë sasinë, pasi rreth 600 milionë afrikanë nuk furnizohen me energji elektrike. Egjipti, një shtet që gjendet në një situatë ku ka nevojë për para në dorë po kërkon gjithashtu të eksportojë më shumë gaz natyror në Evropë.

Kryeministri Mostafa Madbouly thotë se Egjipti shpreson të marrë 450 milionë dollarë shtesë në muaj në valutë të huaj duke bërë që 15% e gazit që përdoret për nevoja të brendshme të eksportohet, njoftoi media shtetërore.

Në jug, Mozambiku pritej të shndërrohej në eksportuesin më të madh të gazit të lëngshëm pas zbulimit të sasive të konsiderueshme përgjatë bregdetit të Oqeanit Indian në vitin 2010. “TotalEnergies” e Francës investoi 20 miliardë dollarë dhe filloi punën për nxjerrjen e gazit. Por dhuna ekstremiste islamike e detyroi vitin e kaluar “TotalEnergies” të ndalojë projektin për një kohë të pacaktuar./VOA

Tags: afrikaeuropegazi natyrore
Previous Post

Ulja e prodhimit të naftës, Biden paralajmëron pasoja për Arabinë Saudite

Next Post

BE në telashe, ‘Norvegjia po përfiton në mënyrë të turpshme nga lufta në Ukrainë’

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
BE në telashe, ‘Norvegjia po përfiton në mënyrë të turpshme nga lufta në Ukrainë’

BE në telashe, ‘Norvegjia po përfiton në mënyrë të turpshme nga lufta në Ukrainë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.