Policia e Lushnjes ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi goditi me automjet një efektiv policie.
Në pranga ka rënë E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
“Kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shkruan policia.