VLORË- Pas pas aksidentit të ndodhur dy ditë më parë, ku humbi jetën në fshatin Llogora 17-vjecari Eljo Hamiti, gjendja shëndetësore e Vasil Bollanos ish kreut të bashkisë së Himarës dhe drejtuesit të mjetit benz që përplasi 17-vjecarin, është përkeqësuar.
Ai gjendet në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi edhe më parë ka patur probleme me zemrën, të cilat i janë kthyer në kritike pas aksidenti. Sot pritet që ti komunikohet në 13:30 masa e [arrestit me burg[ në ambientet e spitalit të Vlorës, ku qëndron i shtruar një ditë pas aksidentit për arsye shëndetësore.