• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Përplasjet me komentuesit në Facebook, Rama: Mbase jam unë gabim

21/03/2022
in Politikë
0
Përplasjet me komentuesit në Facebook, Rama: Mbase jam unë gabim

Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga sot nuk do të replikojë më me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Teksa e ka nisur mesazhin e tij me një titull “Një keqkuptim i madh”, kryeminstri sqaron se ka dashur gjithmonë të përpiqet dhe të sqarojë qytetarët për gjithçka, edhe për rastet e fundit të rritjes së çmimeve.

Rama thotë se ai i ka kushtuar vëmendje komenteve, tani nuk do ta bëjë më.

REAGIMI I RAMES
NJE KEQKUPTIM I MADH
Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!
Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve. Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre.
Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.
Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.
Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund të bëj çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit, ju dua shumë që të gjithëve🤗

Tags: albanewsedi ramarrjete sociale
Previous Post

Soreca vlerësohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ në Vlorë: Këtu ndihem vërtetë si në shtëpinë time

Next Post

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare: Nuk ka vend për panik nga gripi, karantinim në rreze prej tre km

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare: Nuk ka vend për panik nga gripi, karantinim në rreze prej tre km

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare: Nuk ka vend për panik nga gripi, karantinim në rreze prej tre km

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.