Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mëngjesi i kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje në dyert e universiteteve, ku në Tiranë, në shumicën e fakulteteve nuk janë lejuar që të hyjnë studentët e pavaksinuar.
Studentët u grumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit, ku kundërshtuan vendimin për t’u lënë jashtë auditoreve.
Ata shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.
Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore.