• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Përse po pezullohet vaksinimi me AstraZeneca?

16/03/2021
in Botë
0
38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca mbërrijnë sot në Tiranë, të shtunën nis injektimi tek mësuesit

Dhjetëra vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Kjo ka ndodhur pas raporteve të javës së kaluar se disa njerëz në Danimarkë dhe Norvegji kanë pësuar mpiksje gjaku, pas vaksinimit.

Megjithatë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë thënë se të dhënat në dispozicion nuk sugjerojnë se vaksina ka shkaktuar mpiksjen dhe se njerëzit duhet të vazhdojnë të imunizohen.

Danimarka është bërë javën e kaluar vendi i parë që ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pas raporteve për mpiksje gjaku te disa njerëz. Një person, madje, ka vdekur si pasojë e trombozave të shumta, dhjetë ditë pasi është vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca-s.

Autoritetet shëndetësore daneze kanë thënë se pezullimi do të zgjasë së paku dy javë, derisa rastet të hetohen. Megjithatë, ato kanë theksuar se “aktualisht, nuk mund të konstatohet nëse ekziston ndonjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut”.

Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Tajlanda dhe Kongo shpejt e kanë ndjekur shembullin.

Të shtunën, autoritetet norvegjeze kanë raportuar se katër persona, nën moshën 50 vjeç, që kanë marrë vaksinën AstraZeneca, kanë një numër të papritur të ulët të trombociteve. Kjo mund të çojë në gjakderdhje të rëndë.

Shumë shpejt, Irlanda dhe Holanda kanë njoftuar se edhe ato e ndalojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Autoritetet në Holandë – si edhe ato gjetkë – kanë thënë se pezullimi i vaksinës AstraZeneca është rreptësisht parandalues.

Të hënën, mjekët norvegjezë kanë njoftuar se një nga individët e shtruar në spital, pas vaksinimit me AstraZeneca, ka vdekur.

Në të njëjtën ditë, edhe Gjermania, Franca dhe Italia kanë thënë se do ta pezullojnë këtë vaksinë.

Në përgjigje të këtyre njoftimeve, AstraZeneca ka thënë se ka rishikuar me kujdes të dhënat për 17 milionë njerëz që kanë marrë këtë vaksinë në Evropë. Nga ta, ka thënë AstraZeneca, 37 njerëz kanë pasur probleme me mpiksje gjaku. Sipas saj, “nuk ka prova të rrezikut në rritje” për mpiksje gjaku në ndonjë grupmoshë apo gjini.

Jo. Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se nuk ka “asnjë tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto rrethana”. Rregullatori i Bashkimit Evropian ka thënë se numri i raporteve për mpiksje gjaku te njerëzit e vaksinuar me AstraZeneca, nuk është më i lartë se tek ata që nuk janë vaksinuar.

Në Britaninë e Madhe, ku janë administruar 11 milionë doza të vaksinës AstraZeneca – më shumë se në çdo vend tjetër – ka pasur raporte për rreth 11 persona që kanë pësuar mpiksje gjaku, pasi janë vaksinuar. Asnjë prej këtyre rasteve nuk është dëshmuar se është shkaktuar nga vaksina.

Mpiksjet e gjakut që formohen në krahë, këmbë ose diku tjetër, ndonjëherë mund të shkëputen dhe të shkojnë në zemër, tru ose mushkëri, duke shkaktuar goditje në tru, sulme në zemër ose bllokime vdekjeprurëse të rrjedhjes së gjakut.

Sa herë që vaksinat shpërndahen gjerësisht, shkencëtarët presin që të raportohen çështje serioze shëndetësore dhe vdekje – thjesht, sepse miliona njerëz marrin doza dhe problemet pritet të ndodhin rastësisht.

Shumica dërrmuese e këtyre problemeve dalin se nuk janë të lidhura me vaksinën, por pasi vaksinat kundër koronavirusit janë ende në fazën eksperimentale dhe nuk ka të dhëna afatgjata, shkencëtarët duhet t’i hetojnë të gjitha efektet e paparashikuara anësore të vaksinës.

“Njerëzit vdesin çdo ditë dhe ne kemi më shumë se 300 milionë njerëz në të gjithë botën që janë imunizuar, e që do të vdesin nga shkaqe të tjera”, tha Mariangela Simao, ndihmëse e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Agjencia Evropiane e Barnave aktualisht po shqyrton nëse vaksinat e bëra nga Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca mund të shkaktojnë nivele të ulëta të trombociteve të gjakut te disa pacientë – një gjendje kjo që mund të çojë në mavijosje dhe gjakderdhje.

Vaksina është miratuar për përdorim te të rriturit në më shumë se 50 vende dhe ka dalë të jetë e sigurt dhe efektive gjatë kërkimeve të bëra në Britani, Brazil dhe Afrikë të Jugut.

Por, ka pasur disa shqetësime për të dhënat nga vaksina dhe disa udhëheqës evropianë, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel macron, kanë vënë në dyshim efektivitetin e vaksinës te njerëzit e moshuar, për shkak të mungesës së informacioneve.

Britania e ka autorizuar e para vaksinën, duke u bazuar në rezultate të pjesshme, që kanë sugjeruar se ajo është 70 për qind efektive. Por, EMA, kur ka rekomanduar licencimin e vaksinës, ka vlerësuar se efikasiteti i saj është rreth 60%.

Të dhënat nëse vaksina mbron të moshuarit kanë qenë të paplota dhe kjo ka bërë që disa vende evropiane fillimisht t’i përjashtojnë të moshuarit nga vaksinimi me AstraZeneca.

OBSH dhe EMA – si dhe rregullatorët në disa vende, kanë thënë se njerëzit duhet të vazhdojnë të imunizohen.

“Siguria e publikut do të jetë gjithmonë e para. Njerëzit duhet të shkojnë dhe të marrin vaksinën e tyre kundër koronavirusit, kur atyre u kërkohet ta bëjnë këtë”, ka thënë rregullatori i barnave në Britani./REL

Tags: astrazenecapezullohet astrazeneca
Previous Post

Nesër ‘mbyllet’ Serbia! Masat e reja anti-COVID në vend

Next Post

Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 21 persona

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 21 persona

Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 21 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.