Një murgeshë franceze, personi më i vjetër në Europë është shëruar nga Covid-19 dhe do të festojë 117-vjetorin e lindjes këtë javë.
Motër Andrée, e lindur me emrin Lucile Randon në vitin 1904, rezultoi pozitive me Covid muajin e kaluar në shtëpinë e të moshuarve Sainte-Catherine Labouré afër Toulon ku 81 nga 88 të moshuarit u infektuan me virus, 10 prej të cilëve ndërruan jetë.
The Guardian raporton se murgesha do të festojë ditëlindjen e 117 të enjten, u raportua se nuk kishte pësuar simptoma të Covid-19, por qëndroi e mbyllur në dhomë, në pamundësi për të takuar banorët e tjerë apo për të shkuar në meshë. Stafi i shtëpisë së të moshuarve u tha gazetarëve se ankesa e saj e vetme ishte “vetmia”.
“As që e kuptova se e kisha,” tha ajo për gazetën Var-Matin. David Tavella, një zëdhënëse e shtëpisë së të moshuarve, i tha gazetës se murgesha nuk kishte treguar frikë nga virusi.