• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pesë pika për daljen nga kriza e fuqisë punëtore në Gjermani

10/09/2022
in Botë
0
Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve në histori

Përfaqësues të politikës, biznesit dhe shoqatave joqeveritare diskutuan për rrugët dhe masat e reja për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikua në Gjermani.

Përfaqësues të qeverisë, biznesit dhe shoqërisë civile biseduan të mërkurën, 7,09.22, në Berlin mundësitë e daljes nga kriza e mungesës së fuqisë punëtore.Sipas ministrit gjerman të punës, Hubertus Heil, SPD, koalicioni aktual tripartiak ka vendosur t’i kundërvihet trendit gjithmonë në rritje të mungesës së fuqisë punëtore me kundërmasa në pesë fusha.

Forcimi i arsimit profesional dhe trajnimeve

Së pari, arsimi: Koalicioni do të forcojë arsimin dual, pra, shkollë dhe punë paralelisht. Projekti i ri synon arsim më të orientuar nga profesionet. Ministrja gjermane e arsimit, Veç kësaj Gjermania do të investojë më shumë në shkolla në mënyrë që arsimi të bëhet në përputhje me kërkesat e kohës. Bettina Stark-Watzinger, FDP, tha se edhe shkollat e mesme do të marrin tituj ekselence, sikurse prej disa vitesh praktikohet në Gjermani për shkollat e larta.

Është e rëndësishme që kualifikimi i mesëm të trajtohet sikurse edhe kualifikimi universitar dhe jo në konkurrencë me të.” Na nevojiten të dy në vendin tonë dhe të dy kanë të njëjtin rang.”

Ministri i punës, Heil tha se synimi është që asnjë i ri të mos humbasë orientimin pas shkollës, tha Heil. Flasim për mangësi të fuqisë punëtore, por kemi 50 mijë të rinj që dalin nga shkollat pa diploma, tha Heil.

Së dyti, trajnimet dhe kualifikimet shtesë.  Sipas ministres gjermane të arsimit, Stark-Watzinger, së shpejti do të prezantohet edhe një strategji kombëtare e trajnimeve dhe kualifikimeve profesionale.

Rritja e potencialeve të brendshme dhe të jashtme

Së treti, rritja e potencialeve të punës brenda vendit. Kjo nënkupton nga njëra anë, lehtësime për kushtet e punës së grave. Lehtësimet do të jenë tatimore, por edhe lehtësime për kombinim më të mire të jetës profesionale me atë familjare.

Së katërti, drafti parashikon përmirësimin e cilësisë së punës si edhe një kulturë pune më e orientuar nga punëtorët, që do të bëjë  që të punësuarit të jenë të shëndetshëm dhe të motivuar. Kjo është një masë, që vlen sidomos për ato profesione që kanë kushte jo shumë të mira pune, si për shembull sektori I kujdesit geriatrik.

Së pesti, imigracioni I fuqisë punëtore të kualifikuar. Në vjeshtë, qeveria do të ofrojë një draft të ri të ligjit të migracionit. Ai parashikon lehtësime në marrjen e vizitës së punës dhe marrjen e shtetësisë edhe pas tre vjetësh qëndrimi në Gjermani.

Kërcënim për mirëqenien

Sipas një studimi të bërë me porosi të ministrisë së punës del në pah se ekonomia do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të gjejë  staf të kualifikuar. Deri në vitin 2026 do të mungojnë 240 000 fuqi punëtore. Shkaku kryesor qëndron në plakjen e popullsisë, por edhe në ndryshimet strukturore të ekonomisë, digjitalizimi, dhe dekarbonizimi, Me fjalë të tjera, ndërsa popullsia plaket dhe më shumë dalin në pension, në shumë vende pune nevojiten më shumë informaticienë. Dhe në industri do të kalohet nga motorat e benzinës tek bateritë. Mungesa e fuqisë punëtore po bëhet kërcënim për mirëqenien, tha minisri Habeck.

Do të zgjasë më shumë derisa të zihet një vend i liruar pune. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, theksoi se presioni është shumë i madh. „Në bashkëpunim me biznesin, sindikatat dhe politikanët duhet të punojmë që t’i përdorim dhe t’i nxisim potencialet fuqisë punëtore të kualifikuar – të brendshme dhe të jashtme.”

Mangësi stafi të kualifikuar ka në teknologjinë informative, në edukim, shëndetësi dhe hoteleri, por edhe në industrinë e metalit dhe elektroteknikë. Të prekur janë kryesisht profesione, ku dominojnë burrat, si në ndërtim dhe në zejtari.

Kritika ndaj draftit të strategjisë së re

Strategjia e re nuk i ka lënë të gjitha palët të kënaqura. Problemi nuk qëndron te njohja e problemeve, por te zbatimi, tha kryetari i Lidhjes së Nëpunësve, Ulrich Silberbach.

Sipas tij që tani sektorit publik i mungojnë mbi 360 mijë nëpunës, ndërkohë që kemi përpara një valë të re pensionimesh.”

Strategjisë së deritanishme i mungon një qasje bindëse gjithëpërfshirëse dhe strategjike, tha kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Hans Peter Wollseifer. Ai tha se I mungon busulla. /DW

Tags: ekonomiGjermanikriza ne europe
Previous Post

Burg 3 vjet kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë celcius, Zvicra ashpërson masat për energjinë elektrike

Next Post

Kostot e karburantit dhe rënia e fluturimeve, Bloomberg: Dy kompani ajrore shqiptare do falimentojnë këtë dimër

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kostot e karburantit dhe rënia e fluturimeve, Bloomberg: Dy kompani ajrore shqiptare do falimentojnë këtë dimër

Kostot e karburantit dhe rënia e fluturimeve, Bloomberg: Dy kompani ajrore shqiptare do falimentojnë këtë dimër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.