Pfizer ka njoftuar se ka kërkuar autorizim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën e saj Covid-19 për fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Nëse miratohet, kjo do të ishte vaksina e parë në Shtetet e Bashkuara për këtë grupmoshë. Vaksina Pfizer e paraqitur në FDA do të ndjekë të njëjtën procedurë dhe nëse miratohet nga organi amerikan, më pas do t’i dorëzohet shkencëtarëve të EMA-s.Për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, do të përdoret një dozë e barabartë me një të dhjetën e asaj që përdoret për të rriturit dhe cikli fillimisht do të përfshijë dy doza. Ndërkohë, kompania farmaceutike do të vazhdojë të studiojë efektivitetin e tre dozave të së njëjtës vaksinë, sepse, sipas një burimi për Washington Post, vetëm dy doza n