Mjeku Genc Sulçebe deklaroi se nuk ka rëndësi cila vaksinë aplikohet, rëndësi ka që efekti do të jetë i njëjtë.
I ftuar në “Open”, Sulçebe tha se shqiptarët mund të orientohen edhe drejt AstraZeneca-s, pasi ajo është më e lirë dhe nuk ka nevojë për frigoriferë specialë.
“Mund të drejtohemi nga AstraZeneca. Ajo është më e lirë, nuk ka nevojë për frigoriferë specialë dhe mund të bëhet edhe në qendra shëndetësore. Te kjo vaksinë është përdorur një teknologji që njihet. Qëllimi i vaksinave është të luftojnë këtë pandemi.
Mund t’i drejtohemi edhe vaksinës kineze, që ka të njëjtën teknologji si AstraZeneca. Edhe ajo ruse po ashtu. Madje ka një bashkëpunim me Oksfordin dhe vaksinën ruse për të nxjerrë një produkt të përbashkët,”- tha Sulçebe.