Kompania farmaceutike Pfizer ka konfirmuar se vaksina e përshtatur PëRvariantin Omicron të koronavirusit do të jetë në dispozicion pranverën e ardhshme. Parakusht do të jetë miratimi nga Swissmedic.
Sipas CDT, në një intervistë të publikuar sot, Sabine Bruckner, drejtuese e Pfizer Zvicër, deklaron se grupi farmaceutik po punon në dy fronte: po studion efikasitetin e vaksinës aktuale kundër varianteve aktualisht në zhvillim dhe në të njëjtën kohë po punon për një version tw ri tw vaksinës.
Gjithçka që mund të thuhet për momentin është se pas vaksinimit përforcues, mbrojtja ndaj sëmundjes së shkaktuar nga varianti Omicron është 25 herë më e madhe tek të rriturit. Prandaj, doza e tretë ka kuptim veçanërisht për të mbrojtur kundër një kursi të rëndë të sëmundjes sipas Bruckner.
Pfizer është gjithashtu në kontakt me Agjencinë Zvicerane për Produkte Terapeutike (Swissmedic) dhe Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) për miratimin e pilulave antivirale. Ende nuk ka asnjë terapi antivirale Pfizer të miratuar në Zvicër, por grupi farmaceutik thotë se është i sigurt. Pfizer beson se deri në fillim të vitit 2022 do të jetë në gjendje t’i sigurojë Swissmedic të dhëna të mjaftueshme për të filluar provat. Nëse gjithçka shkon mirë, terapitë antivirale mund të ndihmojnë në lehtësimin e barrës mbi spitalet.