Tiranë- Mbi 30 vende në botë kanë pezulluar vaksinimin me AstraZeneca-n. Me pretendimin se ka shkaktuar mpiksje gjaku në disa pacientë që kur ka nisur fushata e vaksinimit me AstraZenecën, Holanda është shteti tjetër që ka pezulluar përdorimin e saj.
Por, kryeministri Rama është shprehur se pikërisht sot do të nisë vaksinimi i kategorisë së mësuesve në vendin tonë pikërisht me AstraZenecën.
Sipas BBC, Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin (NIAC) rekomandoi këtë veprim pas raporteve të rasteve serioze të mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe të një rreziku në rritje të zhvillimit të mpiksjes.
Javën e kaluar, Danimarka dhe Norvegjia pezulluan përdorimin e vaksinës. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka arsye të ndalet përdorimi i vaksinës nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë.